KËNAQUNI ME NJË GJUHË...

MË NË FUND!

Programi më komplet në tregun shqiptar për të kaluar shpejt dhe lehtë në nivelin mesatar.

3 Programe

Formacion audio, e-book dhe kurs me aplikacion

Përdoren kudo

Programet janë të askesueshme në çdo paisje

Çmim i veçantë

20% më lirë se vlera totale e produkteve veç e veç

Udhëzime

Ju jap udhëzime, që të mund të mësoni lehtë dhe efikasisht

Më në fund një program i plot për të kaluar në nivelin mesatar.

Nëse mendoni që jeni tepër të vjetër, jo mjaftueshëm të talentuar apo që nuk dini më çfarë të bëni për të mësuar anglisht pa vuajtur, këtu është shanci juaj më i mirë të kaloni në nivelin mesatar dhe të mund të kënaqeni me gjuhën angleze duke u ndier besimplotë në të folur dhe të shkruar falë kësaj pakete.


Nëse e vlerësoni kohën tuaj dhe doni të mësoni anglisht sa më shpejt dhe sa më lehtë deri në nivelin mesatar, kjo faqe është zgjidhja juaj.

Të lexuarit

Me anë të e-bookut, do të bëni lidhjen midis shqiptimit dhe shkrimit të fjalëve në anglisht.

Të folurit

Me formacionin audio prej 9 orësh, do të mësoni të shpreheni lehtë dhe me vetëbesim.

Të shkruarit

Falë kursit "Anglisht Me Paulën", do të fiksoni përgjithmonë si shkruhen fjalët në gjuhën angleze.

Të dëgjuarit

I vetmi produkt në shqip ku çdo fjalë e shkruar në anglisht përmban edhe shqiptimin e saj.

Çfarë përmban kjo paketë?

Me këtë paketë, do të keni akses në 3 programe komplementare, në mënyrë që të përmirësoni të gjitha aspektet e gjuhës angleze. Kam dhënë gjithçka dhe kaluar qindra orë për të krijuar materialin më efikas të mundur. Synimi im është që çdo njeri, i cili mendon që të mësuarit e anglishtes është diçka e vështirë, habitet dhe ndryshon mendjen përgjithmonë falë këtyre programeve të veçanta.

Formacioni "Komunikoni Në Anglisht Në 14 Ditë"

Shfrytëzoni një eksperiencë të re mësimore 100% audio, me anë të këtyre 7 disqeve. Ky formacion unik përmban 9 orë dëgjimi, në fund të të cilave do të ndiheni shumë më besimplotë për t'u shprehur duke formuar fjalitë tuaja në çdo kohë në anglisht. Regjistrimet janë të disponueshme 24/24 orë dhe 7/7 ditë në një website privat me akses përjetë, kështu që mund ta dëgjoni sa hërë të doni në çdo telefon, kompjuter ose tablet. Ky është programi ynë kryesor, i cili ka ndihmuar 70 nxënës të kalojnë në nivelin e radhës në anglisht. Është veçanërisht i përshtatshëm për ata që e kanë të vështirë të shpreheni në anglisht, që nuk kanë shumë kohë dhe që duan të mësojnë duke bërë diçka tjetër (duke ecur, gatuar,...).

Klikoni këtu për më shumë informacione.

Formacioni "Komunikoni Në Anglisht Në 14 Ditë" I Shkruar

Falë këtij e-booku prej 101 faqeje, do të keni të shkruar gjithë formacionin "Komunikoni Në Anglisht Në 14 Ditë", i cili do ta lejojë trurin tuaj ta kuptojë logjikën e anglishtes duke bërë lidhjen midis shqiptimit dhe shkrimit të fjalëve. Për më tepër, shkenca tregon që memorizojmë më mirë fjalët që dëgjojmë dhe lexojmë bashkë, në krahasim me vetëm të dëgjuarat apo të shkruarat. Gjithashtu, kam shtuar, në këtë edicion të ri 2019, 30 faqe bonus me shumë fjalor të ilustruar dhe të shqiptuar nga tema të përditshme. Do të mund ta lexoni direkt në telefonin/tabletën/kompjuterin tuaj apo ta printoni nëse e keni më të lehtë të lexoni në version letër.

Klikoni këtu për më shumë informacione.

Kursi "Anglisht Me Paulën"


Ky kurs prej 32 mësimeve është metoda shkencore për t'i mbajtur mend fjalët falë një algoritmi, i cili do t'ju kujtojë fjalët fiks në momentin kur keni më shumë nevojë, për të mos i harruar më kurrë. Aspekti shumë praktik i këtij aplikacioni do t'ju lejojë ta përdorini pa asnjë stres në të gjithë smartphonët, tabletat dhe kompjuterat, çdo herë që keni disa minuta të lira (në autobus, duke pritur në radhë...). Kursi "Anglisht Me Paulën" do t'ju shoqërojë çdo ditë gjatë disa muajve, brenda të cilëve do të mësoni qindra fjalë dhe shprehje të reja (shqiptimi dhe drejtshkrimi janë të përfshirë gjithmonë). Vendosini vetes një objektiv ditor (5, 15 apo 30 fjalë) dhe "Let's Go!"

Klikoni këtu për më shumë informacione.

Paketa është e pajtueshme me çdo markë:

Çfarë thonë anëtarët e programeve tona:

❝ Unë do të emigroj drejt Greqisë së shpejti dhe për punën më nevojitet anglishtja. Kjo është edhe arsyeja pse nisa ta mësoj anglishten. Tani ndihem gati të shkoj të punoj dhe të komunikoj në anglisht.

★★★★★

Alkidi

❝ Mendoj që çdokush që ka probleme me të shprehurin në anglisht, me këtë metodë do të jetë i aftë të shprehet në një kohë shumë të shkurtër. ❞

★★★★★

Martina

Këto programe kanë ndihmuar më shumë se 300 shqiptarë nga gjithë bota

Anëtarët e kurseve tona jetojnë në:

Shtetet E Bashkuara

99 anëtarë

Mbretërinë e Bashkuar

71 anëtarë

Shqipëri

60 anëtarë

Australi

35 anëtarë

Kosovë

28 anëtarë

Greqi

22 anëtarë

Mos harroni që, siç e tha Warren Buffett, një nga njerëzit më të suksesshëm dhe të pasur në histori, "investimi më i vlefshëm që mund të bëni është të investoni në vetvete".

Merrni paketën tuaj sot dhe shfrytëzoni një metodë mësimore të ndryshme, e cila do t'ju çojë në nivelin mesatar në një kohë rekord për një çmim më të ulët se çdo kurs veç e veç.

Për çdo pyetje rreth kurseve, mund të dërgoni një email në këtë adresë dhe do t'ju përgjigjem personalisht: paula@sitemesojanglisht.com

Paketa E Fundit "Fillestarët"

Përmban:

1. Formacioni "Komunikoni Në Anglisht Në 14 Ditë" (vlera 67€)

+

2. Formacioni "Komunikoni Në Anglisht Në 14 Ditë" I Shkruar (vlera 37€)

+

3. Kursi "Anglisht Me Paulën" (vlera 57€)

Vlera totale = 161€

Çmimi = 161 - 20% = 129€

Pyetjet Që Bëhen Më Shpesh:

A është kjo paketë për mua?

Nëse keni një nivel fillestar/para-mesatar dhe që doni të mësoni të ndërtoni fjalitë tuaja vetë, ta pasuroni fjalorin tuaj dhe t'i mbani mend fjalët, mund t'ju garantoj që nuk do të gjeni një paketë më komplete në tregun shqiptar, sidomos për këtë çmim.

Për kë nuk është kjo paketë?

Nëse keni një nivel mesatar (keni një fjalor të pasur dhe nuk keni problem të ndërtoni fjali goxha rrjedhshëm) ose keni blerë një apo disa nga këto produkte më parë, NUK duhet ta blini këtë paketë!

Si bëhet pagesa?

Pagesa bëhet me një kartë bankare ose me PayPal (platforma më e përdorur për kryerjen e pagesave online).

Çfarë të bëj nëse nuk kam as kartë as PayPal?

Zgjidhja më e thjeshtë është të përdorni kartën e ndonjë të afërmi. Mos harroni të fusni të dhënat TUAJA (emrin, mbiemrin, shtetin dhe adresën e email-it).

Kur do të kem akses në paketë?

Do të keni akses në paketë direkt pas blerjes në kompjuterin, smartphone-in apo tabletën tuaj.

Për sa kohë mund ta përdor paketën?

Nuk ka asnjë limit, mund ta përdorni sa herë të doni. Njëherë që e blini, është e juaja.

Copyright 2021 - Si Të Mësoj Anglisht - All Rights Reserved