Metoda hap pas hapi për të mësuar të komunikoni pa përpjekje, me vetëbesim dhe lehtësi në anglisht në 14 ditë.

Për kë është bërë ky formacion?


  • Jetoni jashtë Shqipërisë (MB, SHBA, Kanada, etj.) dhe nuk mund të komunikoni me askënd?


  • Doni të filloni të mësoni anglisht, por nuk dini nga të filloni?


  • Kuptoni goxha mirë, por keni vështirësi në formimin e fjalive?


  • Keni shikuar shumë video apo website por e keni akoma shumë të vështirë të shpreheni rrjedhshëm?


  • Ju duhet anglishtja në punë, por ndiheni në siklet, sepse anglishtja juaj nuk është në nivelin e kërkuar?


  • Ëndërroni të takoni njerëz dhe kultura nga e gjithë bota, por biseda nuk mund të vazhdojë më shumë se disa sekonda?


  • Ju pëlqen shumë të udhëtoni, por gjuha ju bën të hiqni dorë sepse nuk ndiheni rehat?


  • Jeni shumë të ngarkuar, dhe nuk mund të merrni mjaftueshëm kohë për të mësuar në mënyrë efikase?


  • Jetoni në shtete me kultura interesante dhe me njerëz të ndryshëm nga ju, por sërish jeni të izoluar, sepse nuk mund të komunikoni, dhe rrjedhimisht, të lidheni me ata?


  • Do të shkoni të jetoni së shpejti në një tjetër shtet, por nuk dini si do ta mësoni gjuhën e këtij shteti dhe doni të përgatiteni?


  • Mësoni shumë, harxhoni me orë të tëra mbi libra, duke parë video apo duke lexuar materiale të ndryshme, por sërish nuk mund të shihni progres nga që nuk arrini të memorizoni shumë gjëra, sepse mendoni që jeni të moshuar apo memoria nuk është pika juaj më e fortë?


Si e kam mësuar anglishten

Unë e kam nisur mësimin e anglishtes në klasën e tretë, ashtu si shumë fëmijë të tjerë.

Kam shkruar për vite me radhë në kurse dhe isha shumë e bindur që dija të flisja anglisht.

Me të gjithë këtë vetëbesim, vendosa të shkoj të studioi në kolegjin turk, ku të gjitha lëndët shkencore ishin në anglisht.

Viti i parë në këtë kolegj ka qenë viti më i vështirë në jetën time, pasi nuk e mendoja kurrë që ajo gjuhë që unë mendoja se e dija do të bëhej një barrierë kaq e madhe.


Më duhej të punoja shumë më shumë se unë punoja zakonisht pasi ishte një ngarkesë shumë e madhe dhe çka ishte dhe më e vështirë, është fakti që nuk kuptoja materialet që më duhet të mësoja, për këtë arsye duhet t’i përktheja në fillim.

Për tre vite në kolegj, kam mësuar shumë fjalë dhe jam ndier sikur jetoja jashtë Shqipërisë.


Pastaj, vendosa të shkoja me të vërtet jashtë Shqipërisë, në një shtet që dija shumë pak rreth tij, sepse doja ta sprovoja veten sërish.

Kështu shkova në Poloni, dhe as aty nuk dija gjuhën, por në asnjë moment nuk e ndjeva vështirësinë, sepse anglishtja ishte si një mik që më ndihmonte kudo shkoja.

Tashmë ndodhem në Zvicër dhe megjithëse anglishtja vazhdon të jetë bashkëudhëtare me mua, kam filluar të mësoj frëngjisht dhe gjermanisht, sepse sa më shumë gjuhë të dish, aq më e lehtë është çdo gjë.

Zbulimi i jetës sime

Takimi me një shoqe zvicerane ka ndryshuar përgjithmonë vizionin tim të mësimit të gjuhëve. Ajo fliste 4 gjuhë.

Unë mendoja që kishte bërë shumë kurse, ose kishte patur fatin të takonte njerëz nga gjuhët të ndryshme dhe thjesht kishte mësuar duke folur më ta, por ajo më rrëfeu që mësonte gjuhë vetë, pa përpjekje fare, pa marrë asnjë kohë shtesë, pa shënuar asnjë gjë dhe në vetëm disa muaj.

Duke rimenduar sa gjatë më kishte marrë për të mësuar të komunikoja në anglisht, isha e sigurt që ajo ekzagjeronte gjërat, por ajo më bëri një premtim: "Do të ta provoj duke mësuar shqip. Pas 40 ditësh do flasim vetëm në shqip së bashku".

Pas një muaji, 95% të bisedave tona ishin në shqip. Pas një viti, 99,99%.

Isha e shokuar, si kishte mundësi të mësosh të flasësh një gjuhë me zero njohuri në fillim në kaq pak kohë??

Sekreti

Ndihesha sikur ajo kishte një thesar në duar.


Doja të dija çdo gjë: cilën metodë përdorte, a kishte shumë gramatikë, si mund të mësoj pa shënime dhe pa marrë kohë shtesë,...?


Ajo m'u përgjigj qetë: "Është shumë e thjeshtë. Njerëzit humbasin kohë duke kërkuar gjëra falas në internet. E vërteta është që çdo gjë me vlerë ka një kosto. Para se ta kuptoja këtë, isha duke shikuar çdo website ose video që mund të gjeja falas, sepse nuk kuptoja pse duhet të paguaja për diçka që mund ta gjej falas në Google. Isha kaq budallaçkë që kisha një iPhone, që nuk më sillte asnjë gjë të rëndëshishme në jetë, nuk më bënte të isha një person më interesant ose më i zgjuar, por nuk mund të paguaja për diçka që mund të transformonte jetën time. Për shumë kohë e kam gënjyer veten, por brenda e dija që mësoja kaq ngadalë që do më duhej 10 vite për të mësuar një gjuhë me këtë mënyrë. Problemi është që njerëzit të cilët krijojnë këto mësime kanë një jetë, duhet të ushqehen, të punojnë,... dhe nuk mund të marrin kohë për të prodhuar një produkt të pabesueshëm me cilësi të lartë. Një ditë, rastisa me një citat që ka ndryshuar komplet sjelljen time përgjithmonë: "if you think education is expensive, try estimating the cost of ignorance" (nëse mendon që arsimi është i shtrenjtë, provo ta llogarisësh koston e injorancës). Njohuria është fuqi e injoranca është pengesë. Që këtë ditë, kam vendosur të mësoj nga ata që kanë mësuar para meje. Kam lexuar dhe dëgjuar historinë e shumë njerëzve me sukses, dhe këshilla e cila më la shenjë dhe u shqua qe: "investimi më i mirë që mund të bësh është të investosh në vetvete". Nuk ka më të vërtëtë. Nuk pendohem asnjë lekë që kam shpenzuar për arsimimin tim. Telefoni im, makina ima dhe çdo gjë materiale tjetër mund të prishet, por askush nuk mund të më vjedhë gjithçka që kam mësuar. Jetojmë në një epokë ku mund të kemi akses në mendjet më të ndritura dhe gjeniale (edhe në ato të vdekura) nëpërmjet librave, videove, audiove, dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi me patjetër. Përsa i përket gjuhëve, gjeta një metodë, sigurisht e shtrenjtë, por me të cilën nuk do më bëjë ta humb kohën time më. Paraja mund të shkojë dhe vijë, por çdo sekondë e humbur nuk do kthehet asnjëherë. Kjo metodë kishte një avantazh gjigant për mua, faktikisht, ishte një metodë 100% audio. Unë isha në universitet dhe nuk kisha kohë për t'u marrë me mësimin e diçkaje shtesë. Me një metodë të tillë, mund të mësoj kur jam në autobus, në metro, në tren, në avion, duke gatuar, duke ecur, duke i larë dhëmbët,..., në fakt, në të gjitha momentet kur njerëzit që nuk ia dalin mbanë nuk bëjnë asgjë ose shikojnë lajme në rrjete sociale. Atëherë patjetër që më ka kushtuar pak lekë, por në krahasim më të gjithë dobitë të cilat gjuhët më kanë sjellë, sidomos anglishtja, e cila më ka bërë të takoj kaq shumë njerëz mahnitës, nuk ka krahasim. Do të vazhdoj të përdor këtë metodë për të mësuar gjuhë deri sa të vdes, sepse sot unë e konsideroj komunikimin midis vetave nga kulturat e ndryshme një nga gjërat më të bukura në botë".

Shënojeni këtë citat diku. Mund t'ju shpëtojë jetën, më besoni!

Resultati i 250 orëve pune

Duke e dëgjuar, realizova një të vërtetë që më trishtoi: shqiptarët që nuk dinë anglisht janë të kufizuar për t'u përmirësuar, sepse shumë pak libra, video ose njerëz janë në shqip apo dinë shqip (disa miliona njerëz dinë shqip kundrejt disa miliardave që dinë anglisht).


Një ide lulëzoi në mendjen time goxha shpejt rreth si t'i ndihmoj, por ishte një punë kaq e madhe që kisha frikë të lançohesha.


Fillova thjesht të krijoja kurse private, video dhe mësime në email, por më kanë ardhur kaq shumë mesazhe nga njerëzit të cilët kishin shumë nevojë për anglishten dhe vuanin nga kjo mungesë, sidomos shqiptarët që jetojnë tani jashtë Shqipërisë/Kosovës/Maqedonisë.


Ata nuk mund të lidhen me popullin lokal dhe mund të ndihen shumë të izoluar.


Duke menduar sa keq do të isha ndier në Poloni pa anglisht, harrova frikën time dhe mora vendimin ta krijoj metodën më të mirë për të ndihmuar shqiptarët të mësojnë anglisht.


Duke ditur që shumica e shqiptarëve nuk kanë shumë lekë, janë mjaft të zënë dhe nuk e kanë gjithmonë durimin për të studiuar në mënyrë tradicionale, bleva disa nga ato kurse audio, i përshtata në shqip, dhe kur kisha shkruar 45 flete, gjeta 2 studente për ta testuar metodën.


PAS MË SHUMË SE 250 ORË PUNE, JAM KRENARE T'JUA PREZANTOJ FORMACIONIN TIM AUDIO I PlOT, PA SHËNIME AS FLETORE, NGA NIVELI FILLESTAR DERI MESATAR, NË VETËM 9 ORË.


Kjo metodë është unike, nuk ekziston asnjë gjë e tillë në shqip.

7 Disqe, 9 Orë, 100% Audio, Testuar Dhe Provuar

Tani,


Imagjinoni që e mësoni anglishten dhe ju, por në një kohë shumë më të shkurtër dhe pastaj mund të komunikoni për nevojat tuaja me këdo, kur jeni në dyqan, stacion, spital, me mësuesit e fëmijëve tuaj në shkollë,...


Imagjinoni që njerëzit me të cilët ju jetoni nuk janë më të huaj, sepse ju e kuptoni çfarë ata thonë dhe nuk ju duhet të hamendësoni çfarë po ndodh rreth jush.


Imagjinoni që tashmë që e dini anglishten, nuk keni më frikë që vendin tuaj të punës do e marrë dikush që di edhe anglishten, dhe për më tepër, tashmë mund të kërkoni dhe ngritje në detyrë.


Imagjinoni që memorizimi nuk është më një problem për ju, sepse mënyra që ju e mësoni anglishten nuk kërkon memorizim.


Tashmë nuk është nevoja vetëm të imagjinoni, sepse kjo metodë i bën të mundura të gjitha ato që përmenda më lart.


Është metodë që ka ndihmuar shumë njerëz të famshëm si Mel Gibson, Woody Allen, Emma Thompson, Bob Dylan, Barbara Streisand etj. (të cilët paguan £18,000, më shumë se 20,000 euro) të mësojnë gjuhë të ndryshme në një kohë të shkurtër.


Kjo metodë ekziston në shumë gjuhë, me përjashtim të shqipes, sepse është një punë kolosale të krijosh diçka të tillë dhe për Shqipërinë që është një shtet me kaq pak banorë, askush nuk e merr mundimin të përshtas materiale apo të krijojë materiale që të na e lehtësojnë punën.


Përshtatja dhe sjellja e kësaj metode për shqiptarët më ka marrë mbi 5 muaj, dhe me qindra orë, por tashmë jam e lumtur që ju keni në duart tuaj një material të tillë, që do ua bëj mësimin e anglishtes një argëtim, me të cilin mund të mësoni në çdo kohë dhe kudo ndodheni.


Tashmë nuk do ju duhet më të humbisni kohën tuaj duke kërkuar për materiale në internet dhe të kërkoni për mënyra konkrete se si mund ta mësoni anglishten, sepse kjo metodë sjell çdo gjë te ju.


Në fund të këtij regjistrimi ju do jeni të aftë të komunikoni lirshëm, të ndërtoni fjali të thjeshta dhe të komplikuara, të tregoni si ndiheni, të pyesni për çfarë ju nevojitet dhe të kuptoni çfarë ju thonë.


Kjo metodë përfshin dy nivele, fillestar dhe para-mesatar në vetëm 9 orë.


Tani, kam një pyetje për ju. Sa kohë do t'ju merrte për të arritur në këtë nivel nëpërmjet internetit ose librave gramatik të zakonshëm? Më shumë mundësi më shumë se 50 orë. Ndërsa me këtë kurs, mund të shfrytëzoni momentet tuaja të vdekura (në makinë, duke ecur,...) për të mësuar pa pasur nevojë për më shumë kohë.


Por koha nuk është gjithçka. Sa përpjekje do t'ju kërkonte? Me shumë mundësi derisa ta humbisni motivimin nga dëshpërimi, derisa të pyesni veten nëse ata të cilët ia dalin mos jenë gjeni, derisa vetëbesimi juaj për të mësuar diçka zhduket totalisht.


Synimi im është t'ju ndihmoj të jetoni më mirë, të shijoni jetën më shumë, të lulëzoni kudo jeni.


Sipas jush, sa do të vlente kaq shumë punë? Nga dëgjimi i disa metodave, deri në veshin tuaj, kam harxhuar më shumë se 250 orë dhe shumë natë duke fjetur shumë pak. Në Zvicër, unë fitoj 25 euros për orë në punë, 250x25 = 6,250euros.


Patjetër, ju kam thënë më lart që e bëra këtë metodë për t'i ndihmuar shqiptarët, dhe nuk dua të mos mund ta bleni vetëm sepse është e shtrenjtë për ju.


A mendoni që 1,000 do të ishte i arsyeshëm? Unë mendoj se po, por për ju, do t'jua lë as për 500, as 200, as për madje 100.


Për ju, të dashur miq, kam vendosur të pranoj ta shes këtë formacion për vetëm 67 euros.


Për më tepër, do të keni akses në një grup privat në Facebook, që të mund të komunikojmë të gjithë së bashku në anglisht (dua vetëm nxënës të motivuar në këtë grup).


Mund ta dëgjoni fillimin e formacionit këtu:

Po pse duhet të keni besim te mua?

Ata që më ndjekin në www.sitemesojanglisht.com dinë që jam këtu për të mirën tuaj, dhe dua me patjetër t'ju ndihmoj, por nëse akoma keni dyshime, nuk ka problem. 2 nxënësit që kanë testuar këtë metodë kanë qenë shumë të kënaqur. Ata e kanë bërë kursin në 7 ditë, por ju rekomandoj ta bëni në 14 ditë, që t'ju fiksohen më mirë gjërat. Këtu janë dëshmitë e tyre:

"Jam një ndjekës i rregullt i të gjitha videove që Paula ka postuar në Youtube. Në fillim nuk dija fare anglisht dhe kam mësuar shumë nga këto video, por kisha shumë problem praktikën, pasi kisha shumë informacion në mendjen time, por nuk dija si ta shprehja. Paula më sugjeroi këtë metodë dhe në të vërtetë kjo metodë është shumë efikase, sepse tani arrij ta shpreh një mendim timin pa u munduar shumë. Është kaq efikase, që në vetëm 7 ditë mund të shpreh çdo mendim që kam, ose të kërkoj ndihmë. Kuptova që praktika në një gjuhë është shumë e rëndësishme dhe kjo metodë ju vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për praktikë. Jam i sigurt që nuk do të kem asnjë problem, nëse do më duhet ta përdor anglishten, kur të më nevojitet diçka. Unë do të emigroj drejt Greqisë së shpejti dhe për punën më nevojitet anglishtja. Kjo është edhe arsyeja pse nisa ta mësoj anglishten. Tani ndihem gati të shkoj të punoj dhe të komunikoj në anglisht".

Alkidi

"Unë quhem Martina dhe ndryshe nga Alkidi, nuk kam qenë një ndjekëse e rregullt e videove që Paula ka postuar në Youtube. Nga kjo metodë unë kam mësuar shumë gjëra që nuk i dija, megjithëse kam bërë shumë vite anglisht në shkollë. Kjo është një metodë shumë e thjeshtë, sepse të ndihmon të shprehësh lehtë mendimin që ti ke. Për vetëm 7 ditë, ne arritëm të mësonim shumë fjalë dhe të ndërtonim fjali me to, hap pas hapi, duke filluar nga më të thjeshtat, derisa arritëm të ndërtonim fjali goxha të komplikuara. Me këtë metodë arrin të mësosh të shprehesh dhe të komunikosh më lirshëm. Mendoj që çdokush që ka probleme me të shprehurin në anglisht, me këtë metodë do të jetë i aftë të shprehet në një kohë shumë të shkurtër. Do t'ua sugjeroja të gjithëve këtë metodë dhe të falenderoj shumë Paula për ndihmën tënde".

Martina

Disa opinione nga ata të cilët e kanë blerë këtë formacion:

Formacioni komplet "Komunikoni Në Anglisht Në 14 Ditë"


  • Eksperiencë të re mësimore
  • 7 disqe dixhitalë
  • Në një website privat me akses përjetë
  • Akses direkt pas rregjistrimit
  • Dëgjojini sa herë të doni, 24/24 orë dhe 7/7 ditë
  • Në çdo telefon, kompjuter ose tablet
  • 9 orë
  • 100% audio
  • Testuar dhe provuar
  • Ndihuni konfident për të komunikuar
  • Mësoni pa përpjekje dhe pa kohë shtesë (duke gatuar, në krevat, duke ecur,...)
  • Fjalët fiksohen më në fund
  • Grup Facebook-u për anëtarët e formacionit me video shtesë


67 €

Akses përjetë

Unë bashkohem me ju direkt mbrapa në website privat për fillimin e formacionit.


Paula