A është kjo paketë për mua?
Nëse keni një nivel fillestar/para-mesatar dhe që doni të mësoni të ndërtoni fjalitë tuaja vetë, ta pasuroni fjalorin tuaj dhe t'i mbani mend fjalët, mund t'ju garantoj që nuk do të gjeni një paketë më komplete në tregun shqiptar, sidomos për këtë çmim.
Për kë nuk është kjo paketë?
Nëse keni një nivel mesatar (keni një fjalor të pasur dhe nuk keni problem të ndërtoni fjali goxha rrjedhshëm) ose keni blerë një apo disa nga këto produkte më parë, NUK duhet ta blini këtë paketë!
Si bëhet pagesa?
Pagesa bëhet me një kartë bankare ose me PayPal (platforma më e përdorur për kryerjen e pagesave online).
Çfarë të bëj nëse nuk kam as kartë as PayPal?
Zgjidhja më e thjeshtë është të përdorni kartën e ndonjë të afërmi. Mos harroni të fusni të dhënat TUAJA (emrin, mbiemrin, shtetin dhe adresën e email-it).
Kur do të kem akses në paketë?
Do të keni akses në paketë direkt pas blerjes në kompjuterin, smartphone-in apo tabletën tuaj.
Për sa kohë mund ta përdor paketën?
Nuk ka asnjë limit, mund ta përdorni sa herë të doni. Njëherë që e blini, është e juaja.